TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Identifikohet një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës që u rrethua nga policia në Orosh, Fushë Arrëz. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta.
24-vjeçar Juljan Cumrraku, dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste. Personi tjetër nga Tirana, mbetet ende i paidentifikuar. Prej mëngjesit të sotëm, plicia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.
Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë
Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.