TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala solli në vëmendje sot se në buxhetin 2026 sektori i kujdesit dhe mbrojtjes sociale zë 33.6% të buxhetit total të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ose 3.1% të buxhetit të shtetit dhe rreth 1% të PBB-së.
“Mbrojtja sociale garantohet përmes tre programeve kryesore: Skema e Ndihmës Ekonomike, Skema e Aftësisë së Kufizuar dhe Shërbimet e Kujdesit Social. Këto programe mbështesin familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të moshuarit dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit”, tha Sala.
Sipas saj, buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale nuk është thjesht një grup shifrash,por një investim te njerëzit, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta