TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku po merr pjesë në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, ku do të vendosen piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt Shqipërisë 2030 në sektorin e Turizmit.
"Në Bulqizë është zbuluar një varr monumental, që do ta kthejë këtë destinacion, në një definicionet të turizmit arkeologjik. Shifra më e lartë e këtij sezoni nga tuneli i murrizit, ishte 17 gusht, dhe shifra është 190 50 automjete që lëvizin drejt Dibrës. Ky është një fakt i pakontestueshëm, që se si infrastruktura nxit turizmin edhe në zona ku as nuk mendohej me parë.
Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogarasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra më të ndryshmet kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të vizibilitetit," tha Balluku.