TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili paralajmëroi “sulme asgjësuese” ndaj selive të PS në çdo rreth.
Në një reagim publik, Balla e cilësoi deklaratën si thirrje të hapur për kryerje veprash penale, nxitje të dhunës, urrejtjes dhe përçarjes.
Ai theksoi se thirrje të tilla përbëjnë shqetësim serioz për rendin dhe sigurinë publike.
“Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, nxitja e dhunës dhe përfshirja e të miturve në akte kriminale janë vepra të dukshme penale. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë dhe të veprojnë sipas ligjit”, u shpreh Balla.
Ai iu drejtua gjithashtu anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i bërë thirrje të mos bien pre e retorikës përshkallëzuese.
Sipas Ballës, zona si Tropoja kanë vuajtur në të kaluarën pasojat e thirrjeve për përplasje dhe nuk duhet të përballen sërish me tensione të panevojshme.