AKTUALITET, 9 Dhjetor 2022, 15:17

B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit

B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit

Finalistët e edicionit të tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit paraqitën idetë e tyre para jurisë, në formatin “Demo Day”, dhe tre prej tyre u shpallën fituesit, të cilët programi B4Students do t’i ndihmojë drejt realizimit në praktikë.

Plani i biznesit “Pi Center 3.14” nga Marjolin Jahja, student në Universitetin Politeknik të Tiranës, synon krijimin e një platforme për kurse dhe trajnime në shkencën e matematikës, duke përgatitur të rinjtë për certifikime kombëtare dhe ndërkombëtare si SAT, IGCSE, etj. 

Ideja “Re-Work” nga Eriselda Gjipali, studente në Tirana Business University College, ka në qendër një platformë online ndërmjetësimi për punësimin e të rinjve, me qëllim përputhjen e nevojave të kompanive me mundësinë e të rinjve për angazhim me kohë të pjesshme apo projekte të veçanta. 

B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit

Ndërsa Mario Dine, student në Universitetin Polis, dha idenë e krijimit të një hapësire për artin urban, me produkte për artistët e muraleve, personalizim të objekteve dhe aktivitete artistike me talente të reja. 

Projektet fituese “Re-Work” dhe “Pi Center 3.14” përfituan grante prej 5,000 eurosh për të nisur sipërmarrjet, ndërsa “Designer” mundësi për përfshirjen e produktit në rrjetin SPAR në Shqipëri, krahas promovimit të aktiviteteve artistike në mjediset e qendrave TEG dhe QTU. Fituesit do të kenë edhe këshillimin e ekspertëve të Grupit BALFIN gjatë zbatimit të planeve të tyre të biznesit.

Anëtarët e jurisë, Ervin Kajno, Drejtori i Projekteve të Korporatës në Grupin BALFIN, Elona Hametaj, Drejtoreshë Ekzekutive në SPAR Albania, dhe Aida Velaj, Drejtoreshë Ekzekutive në On Solutions, vlerësuan vullnetin e të rinjve për të trajtuar shqetësimet e brezit të tyre dhe shprehën besim tek aftësitë e tyre për t’i vënë në jetë idetë. 

Nxitja dhe mbështetja e sipërmarrjes nga studentët është një nga aktivitetet kryesore të programit B4Students, pjesë e nismave të përgjegjshmërisë sociale në fushën e edukimit, krijuar nga Grupi BALFIN, me vëmendje të veçantë të presidentit të tij, Samir Mane.

B4Students shpall fituesit e edicionit të tretë të Konkursit