AKTUALITET, 21 Maj 2024, 11:51

Avokatja e Popullit: Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për banorë në Europë

Avokatja e Popullit: Shqipëria ka numrin më të lartë të

Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në këtë seancë ka qenë e pranishme edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e cila gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë banori.

Ajo më tej shtoi se problem mbetet fakti që në vendin tonë jepet në shumë raste masa më e ashpër e sigurisë, ajo e arrestit me burg. Ballanca tha se çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri.

"Në Shqipëri ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri," tha Ballanca.

Po ashtu Ballanca tha se problem është edhe ushqimi në burgje.

"Kushtet e jetesës për shkak të mbipopullimit është i vetmi sektor që ka mbipopullim skandaloz. Personat të cilët duhet të shërohen jo vetëm si shërojmë dot por i mbajmë në kushte të rënda. Duket larg data kur të kemi një adresim thelbësor të kësaj problematike.

Ka pamjaftueshmëri për të burgosurit. Dhe ku duket pamjaftueshmëri është në sistemin 41 bis. Në 41 bis është e ndaluar futja e ujit dhe ushqimeve. Lehtësisht u provua se ranë në peshë dhe humbën brenda 2 muajve vërtetë nga 10 kilogramë dhe apo më shumë. Nëse nuk ndihmohen nga familjarët me ushqime. Kjo krijon problematike. Kemi kërkuar që të përmirësohen kushtet," tha Ballanca.