AKTUALITET, 2 Korrik 2023, 09:28

Autobusi i linjës së Unazës përplaset me një motor në Tiranë, dëmtohet pasagjeri 12-vjeçari. Ja detajet nga aksidenti

Autobusi i linjës së Unazës përplaset me një motor

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë. Policia bën me dije se Urbani i Unazës është përplasur me një motor.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri i motorit, një fëmijë i mitur 12-vjeç i cili është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.