AKTUALITET, 1 Janar 2026, 19:03

Autoboti bllokoi rrugën/ Hapet Pika Kufitare e Qafë Thanës pas dy ditësh

Autoboti bllokoi rrugën/ Hapet Pika Kufitare e Qafë Thanës pas dy

Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe, pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite, ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.