TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë u pyet sot nëse opozita rrezikon të humbasë Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit pas largimit drejt socialistëve të deputetit Agron Çela.
Meta ndër të tjera tha se “Berisha i shqepi i vetëm në 6 mars. Fitore e padiskutueshme anembanë Shqipërisë”.
Pyetje: A rrezikon opozita të humbasë Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit?
Ilir Meta: Mos u merrni me lajme të vjetra. Pavarëishst se të gjithë ishin bashkë në 6 mars berisha i shqepi i vetëm fare.
Askush nuk na shpërqendron nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, Durrës, Elbasan e padyshim anembanë Shqipërisë.
Për Shkodrën Rilindja do të ketë zero bashki dhe zero mundësi për të njollosur Shkodrën e shkodranët.
E ka shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur, i ka hequr gjithë shërbimet e drejtoritë e mori përgjigjen në 6 mars e do të marri dhe më të fortë ne 14 maj dhe flamuri i demokracisë në Shkdoër do të ngjitet dhe dy kate më lart. 14 maji do të jetë uragan për ndryshim.