AKTUALITET, 5 Shtator 2025, 17:44

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, u kap duke shitur doza kokaine dhe marijuane

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, u kap duke shitur doza

Një i ri shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshmë nga karabinierët e degës së Riminit për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre. 

24-vjeçari ishte i papunë, ndërsa jetonte në një hotel në Miramare. Oficerët e vunë re duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë pranë hotelit ku po qëndronte.

Kur e ndaluan për një kontroll rutinë, i riu u shfaq shumë i shqetësuar dhe tentoi t'i gënjente karabienierët. Të fshehura në një çantë, oficerët i gjetën doza kokaine me peshë totale prej 6 gramësh.

Kontrolle u zhvilluan gjithashtu në shtëpinë e tij, ku u sekuestruan disa doza marijuanë dhe 210 euro në para të gatshme. Paratë rezultuan të ishin të fituara nga trafiku i drogës.