AKTUALITET, 5 Shtator 2025, 13:10

Ngjarja e rëndë në Gjermani: 18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë në bark mësuesen, vritet nga policia

Ngjarja e  rëndë në Gjermani: 18-vjeçari nga Kosova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një shkollë profesionale në Gjermani ku një 18-vjeçar nga Kosova qëlloi me thikë mësuesen e tij.

Rrethanat e këtij sulmi vijojnë të jenë të paqarta për autoritetet gjermane ndërsa i riu është qëlluar për vdekje nga policia.

Referuar BILD, 18-veçari befasisht u gjet në klasë dhe në një moment iu afrua mësueses dhe e qëlloi me thikë në stomak. E plagosura ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas sulmit, kosovari u pa në një park disa metra larg godinës së kolegjit. Në momentin që forcat e policisë e rrethuan, ai u turr në drejtim të tyre me thikë në dorë. Në këtë moment, policia e ka qëlluar me armë për vdekje.