AKTUALITET, 15 Prill 2023, 16:36

Arjan Hoxha kapet me rivalin socialist: Kamza ka qenë dhe do mbetet blu! Rakip Suli aplikoi politika raciste ndaj qytetarëve

Arjan Hoxha kapet me rivalin socialist: Kamza ka qenë dhe do mbetet blu!

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha deklaroi sot se asgjë nuk e ndal ndryshimin.

Hoxha ironizoi rivalin e tij socialist, Rakip Suli, duke shtuar se ai aplikoi politika raciste ndaj qytetarëve.

“Për mua është nder dhe privilegj që kandidoj për bashkinë e Kamzës nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Pikërisht në këtë stadium nisëm rrugëtimin e shpresës.

Njësoj siç kthyem votën e lirë në PD, ashtu do të kthejmë votën e lirë në të gjithë Shqipërinë. Shumëkush mendonte se kjo garë do e përçante PD-në, por gara vetëm bashkon dhe forcon. Kurrë Kamza nuk ka qenë më e dhunuar se sot. Ata qëllimisht i varfëruan qytetarët dhe u larguan sepse i shohin si kërcënim të pushtetit të tyre.

Por kësaj qasje kriminale dhe raciste i ka ardhur fundi. Kudo unë shoh dëshirën e madhe për ndryshim. Rakip Suli sot ka një përgjegjësi të madhe për ofendimin që u ka bërë qytetarëve të Kamzës me politika raciste. Kamza ka qenë dhe do mbetet blu. Bashkia e Kamzës do u kthehet qytetarëve. Asgjë nuk na ndal nga ndryshimi, asgjë nuk na ndal nga fitorja,” tha Hoxha.