TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK-ut për koncesionin e sterilizimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se Rama dhe Beqaj ia falën koncesionin e impantit ultramodern të sterilizimit ‘muratorit militant të PS’.
Berisha: Kjo është drejtësia me regji!
Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës. Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim!
Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘ me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.
Edi Rama për të fshehur vjedhjen e tij me Beqen dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milion sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vetë kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtrone si ordiner qytetarët duke ju thenë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.
Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Rjepaj për nje krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë tëbgjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjeret dmth jane mbi ligjin. Turp.