TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatë së Posaçme për shpalljen fajtore të ish-kryetares së Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi.
Apeli vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj.
Kujtojmë se GJKKO e dënoi me 1 vit burg kryebashkiaken, dënim që u konvertua në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Mandi akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin.