TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon seanca në KPA ndaj kreut të Prokurorisë së Lezhës Erjon Shehaj.
Një tjetër çështje e prekur nga kreu i SPAK Altin Dumani ndërsa po paraqet pretendimet, lidhet arrestimin e një personi që është kapur me hashash e lëndë plasëse.
Dumani shprehet se Shehaj e ka dërguar çështjen për gjykim dhe personi është dënuar me 6 vite burg. Për këtë çështje janë kërkuar shpjegime nga ana e KPK dhe Shehaj ka dhënë shpjegimet e tij.
KPK ka thënë që për denoncimin nuk u gjetën indicie për të hetuar, por kolegji duhet të hetojë në këtë drejtim.
“Në këtë dosje nuk janë bërë hetime, ku e mori drogën personi, ku do ta çonte atë? A jemi përpara veprave penale të kryera në bashkëpunim? Ku e mori lëndën eksplozive? Vetë e montoi?
Nëse e montoi vetë, duhet provuar. Personi kishte rrezikshmëri shoqërore dhe dënimi ishte i ulët”, ka deklaruar Dumani.
Dumani ka përfunduar duke kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj.