AKTUALITET, 5 Janar 2024, 21:29

Anila Denaj takim me veterinerët e rinj: Jepni kontributin tuaj në Shqipëri

Anila Denaj takim me veterinerët e rinj: Jepni kontributin tuaj në

Një kategori tjetër përveç infermierëve dhe mjekëve që duan të ikin nga vendi për ta ushtruar profesionin e tyre jashtë, janë edhe veterinerët. 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me veterinerët e rinj, të cilët i janë bashkuar ekipit të MBZHR-së, duke nisur punë në pozicionet vakante pranë Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Gjatë fjalës së saj, Denaj i ftoi ata të japin kontributin nëpërmjet profesionit të tyre në vendin tonë.

Ajo i inkurajoi ata për profesionin që kanë zgjedhur që siç u shpreh ajo, është sa i bukur, aq edhe sfidues pasi sfida e vërtetë fillon në momentin e praktikës reale dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, të cilët kanë nevojë për veterinerë.

Postimi i ministres

Me një urim për një vit të mbarë e nisëm sot sëbashku me 52 veterinerët e rinj, me energjinë dhe dëshirën për të dhënë kontributin maksimal nëpërmjet profesionit të tyre shumë të rëndësishëm në shëndetin e popullsisë nëpërmjet ushqimit.

Flota jonë me 530 veterinerë shërbimi dhe kontrolli, kontribuojnë në rritjen e sigurisë ushqimore, janë të parët që përballen me sëmundjet zoonotike, realizojnë regjistrimin dhe identifikimin e kafshëve, lëshimin e certifikatave të shoqërimit gjatë transportit dhe kujdesen për mirëfunksionimin e tregjeve dhe kontrollin e kafshëve në to.

Mbetemi të angazhuar për të mbështetur këto profesione të veçanta dhe që i duhen tregut të punës, por mbi të gjitha blegtorisë.