TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona kanë humbur jetën në qytetin e Vlorës. Policia thotë se një 58-vjeçar, banues në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”.
Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rasteve.
"Sot, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
-Në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur.", thuhet në njoftimin e policisë.