AKTUALITET, 5 Janar 2024, 18:04

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Rithemelimi mbledh për herë të parë Kryesinë

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Rithemelimi mbledh për

Ditën e nesërme në selinë e Rithemelimit pritet që të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së partisë.

Kjo do të shënonte mbledhjen e parë pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Kujtojmë se Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit nën masën e arrestit shtëpiak në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.