TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ankesat e disa kandidatëve, duke sqaruar se partia është e hapur për të mbështetur çdo kërkesë, për sa kohë ajo mbështetet në argumente dhe ndjek procedurat ligjore.
Sipas Berishës, disa prej kandidatëve kanë depozituar ankesat e tyre pranë përfaqësuesve të partisë, por ai nënvizon se mënyra e ndjekur deri tani nuk ka mbështetje ligjore. Ai theksoi se të gjithë kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesat pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes përfaqësuesve të PD.
"Disa kandidatë, nuk janë vetëm këta, që kanë kërkuar ankesën e tyre, i kanë depozituar pranë përfaqësuesve. Edhe për kandidatët e Tiranës ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur, nuk kanë mbështetje ligjore.
Secili prej tyre, të katër këta kanë të drejtë të depozitojnë, të paraqesin ankesën pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe përfaqësuesit tanë do e paraqesin siç duan ata kërkesën pranë KQZ.
Ka qenë një keqkuptim nga ana e tyre. Nëse nga unë është thënë dy herë, është thënë do mbështetet nga partia pra duhet respektuar. Ne mbështesin cilido që ka kërkesë por ka argumente. Ata nuk duhet të humbasin kohë", deklaroi Berisha.