BALLKAN, 13 Maj 2022, 17:17

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori francez në Serbi: Nismë e njëanshme, nuk e mbështesim

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës,

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, e cilësoi veprimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës si të njëanshëm dhe shtoi se Franca nuk e mbështet këtë nismë.

Në një intervistë për TV Nova S, Cochard deklaroi këtë të premte se Parisi mbështet përpjekjet e Miroslav Lajcak për dialog, por jo veprimin e Kosovës për tu anëtarësuar në KE.

“Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, mbështesim ftesën e Gjermanisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare janë: Asociacioni i komunave serbe, energjia dhe çështjet e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, ka thënë ambasadori i Francës në Serbi Ai tutje ka dekalruar se i kuptojnë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në instancat evropinane dhe se mirëpresim qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve në Ukrainë, por thekson se veprimet e njëanshme nuk i bëjnë gjërat më të lehta dhe se çojnë në tensione”, tha Cochard.

Por i pyetur nëse Franca do të votojë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori Cochard tha se për momentin nuk është ngritur një pyetje e tillë, meqë do të kërkohet mendimi i Asamblesë Parlamentare dhe pastaj do të rishqyrtohet kandidatura.

“Prioriteti i Francës është të bëjë gjithçka, së bashku me partnerët tanë evropianë, veçanërisht me Gjermaninë, për të vazhduar dialogun mbi baza të qëndrueshme dhe kjo është ajo që është urgjente. Pra, ne besojmë se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme dhe mund të mbytin një proces tashmë të ndërlikuar. e cila nuk ka përparuar shumë muajt e fundit”, është shprehur Cochard./GazetaExpress/