BALLKAN, 13 Maj 2022, 14:20

Ministri serb: Do të vijojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ministri serb: Do të vijojmë të punojmë për

Ministri i jashtëm serb ka deklaruar  se vendi i tij do të vijojë të punojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiç nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova.

Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiçin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha  Nikola Selakoviç.

Ministri serb  iu drejtua publikut pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e thirrur pasi që Kosova më 12 maj aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.