TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për vendin aplikimin zyrtar të Kosovës në Këshillin e Europës.
Haradinaj ka shkruar se është jetike që BE-ja tani t’i hapë dyert Kosovës për proceset integruese.
“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ai.