TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.
Fokus i hetimeve është verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme, ndërsa deri tani jan9 vënë në pranga dy efektivë.
Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë.
Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.
Burime paraprake bëjnë me dije se hetimet do të përqendrohen edhe tek veprimet ose mosveprimet e strukturave policore përgjegjëse për kontrollin e territorit, për të verifikuar nëse ka pasur tolerim apo përfshirje në këto raste.