AKTUALITET, 15 Gusht 2024, 16:43

Kontrolle në pronat e kreut të “Clan del Golfo”, brenda vilës luksoze arrestohet një shqiptar

Kontrolle në pronat e kreut të “Clan del Golfo”, brenda

Në një operacion të koordinuar nga Sociedad de Activos Especiales (SAE), tre prona luksoze të vendosura në Llano Grande dhe Antioquia të Kolumbisë, u kontrolluan për shkak të lidhjes së tyre të dyshuar me Juan José Valencia Zuluaga, i njohur në botën e krimit të trafikut të drogës si “Falcón”.

Ky individ konsiderohet si një nga drejtuesit e “Clan del Golfo”, një prej organizatave kriminale më të fuqishme në Kolumbi. Kontrollet çuan në sekuestrimin e armëve dhe municioneve si dhe në arrestimin e një shtetasi shqiptar.

E para nga pronat e kontrolluara ishte një shtëpi madhështore dykatëshe e vendosur në Llanogrande, një zonë rurale e Antioquia.

Kontrolle në pronat e kreut të “Clan del Golfo”, brenda