TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete.
Ajo tha se ka komunikuar me familjarët e saj në Tel Aviv në momentin e sulmit. Ata janë futur fillimisht në streha dhe kanë qenë të mbrojtur, ndërsa më pas ngjarja sipas saj i është kthyer normalitetit, pasi janë lajmëruar që mund të dalin nga strehat.
“Ne sapo përjetuam një sulm iranian. Rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që sulmohemi nga Irani. Unë po flisja me familjen time në telefon.
Falë Zotit nuk ka pasur fatalitete mbrëmjen e sotme dhe ka sisteme sigurie të cilat kanë arritur të kapin në kohë raketat dhe tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit. Zëdhënësi i shtypit, tha se tashmë mund të largohen nga strehat, por duhet të qëndrojnë pranë tyre”,-tha ambasadorja e Izraelit në Tiranë.