AKTUALITET, 1 Tetor 2024, 20:39

Emri/ Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Përfundon në spital drejtuesja

Emri/ Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, mjeti

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja, e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë  për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.