TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas bërjes publike të lajmit mbi anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit, vjen një reagim nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.
Nga Shkodra diplomatja e BE-së tha për gazetarin e News24 Senad Nikshiqi se këto masa ndodhin sa herë ka ndryshime të kushteve të investimeve.
“Sa herë ka ndryshim të kushte të investimeve, ndryshim të granteve të investimeve, kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për t’u bërë.”, tha ambasadorja.
Kujtojmë se vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro. Projekti parashikonte rehabilitimin e kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit, ku përpunohen thuajse të gjitha mallrat që vijnë nga jashtë. Ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi njëra prej tyre është ndërtuar në vitet 1945-1951 dhe tjetra më 1972. Ndërkohë që ndërhyrjet e vetme janë bërë më 1994. Projekti i financuar edhe nga BE-ja, parashikonte zgjerimin e sipërfaqes së kalatave, si dhe rritjen e thellësisë së projektuar, në mënyrë që të ankorohen edhe anije më të mëdha.
Ndërkohë, marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar, e shndërron portin aktual në port jahtesh dhe e kthen Durrësin, siç është shprehur kryeministri Rama, në “Dubain e Mesdheut.