TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë të akuzuarin për vrasje nga pakujdesia në kartodromin e Shijakut.
Pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 40-vjeçarit Florian A. me kërkesë të prokurorisë së Durrësit, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”.
Ndaj Florian A. është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia.
39-vjeçari Armand M. humbi jetën gjatë garës me makina sportive në kartodromin që ndodhet në aksin rrugor Plepa-Tiranë, rruga e Ndroqit, më 20 nëntor të këtij viti.
Gjatë një gare me makina sportive elektrike ai u godit fort nga garuesi tjetër. Përplasja ka qenë tejet e fortë dhe e ka nxjerrë jashtë piste viktimën.
Mjeti i tij është përplasur edhe me barrierat mbrojtëse. Përplasja ka qenë fatale për 39-vjeçarin edhe pse ka qenë me rrip sigurimi dhe skafandër.