AKTUALITET, 19 Nëntor 2021, 14:23

Vakancat në Kushtetuese, KED pranon kandidamin e profesorit të Drejtësisë Ervin Karamuço

Vakancat në Kushtetuese, KED pranon kandidamin e profesorit të

Pedagogu Ervin Karamuço është pranuar si kandidat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një njoftimi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën me dije se ka pranuar kandidimin e pedagogut të drejtësisë.

Kujtojmë se Karamuço kandidon për vendin vakant të Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës.

kujtojmë se profesor Ervin Karamuço ka përfunduar në Vitin 2000 studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare Master dhe Doktoraturë pranë Institutin të Studimeve Evropiane, ku ka mbrojtur temat shkencore në fushat e krimit të organizuar dhe të drejtave të njeriut, në kuadër të çështjeve të integrimit evropian.

Në vitin 2016 ka fituar titullin Profesor i Asociuar. Karamuço ka një eksperiencë të gjatë si funksionar i lartë shtetëror pranë Avokatit të Popullit, duke mbajtur funksione si Zv. Komisioner, Drejtor Kabineti dhe Drejtues i Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës. Për rezultatet e larta në punën e tij, të vlerësuara edhe nga organizatat ndërkombëtare, në zbulimin, hetimin dhe parandalimin e rasteve të torturës në burgje dhe polici, si dhe per kontributin nderkombetar ne luften kunder trafikimit te paligjshem te emigranteve dhe familjeve te tyre, është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, si dhe eshte shpallur “Qytetar Nderi” i Shtetit te Zakatekas ne Meksike.

Profesor Karamuço është aktivist i shoqërisë civile për çështje kushtetuese dhe të drejtësisë penale. Ai ka qënë i angazhuar si Këshilltar i Presidentit të Republikës për çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe Këshilltar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit për çështje të korrupsionit dhe performancës së administratës publike. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e Drejtuesit të Njësisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Shqipëri, të ngritur nga Transparency International me seli në Berlin Gjermani.