TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën në GJKKO, në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erion Alibej ka treguan sesi është bërë pjesë e grupeve kriminale.
Alibej tha se në trafikun e drogës është përfshirë nga vëllai i tij Endrit Alibej (i vrarë), i cili e zhvillonte aktivitetin në Itali.
Ai tha se kur kishte shkuar në Itali në 2010, për të blerë ilaçe për nënën, u arrestua një ditë para se të vinte në Shqipëri dhe u akuzua për pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa pretendon se nuk ishte pjesë.
Pas daljes nga burgu, dy vite më vonë, ai tha se i vëllai e nisi për në Roterdam me një vajzë, duke thënë atje u takua me Hajdar Çopjan, raporton 'panorama'.
Prokuroria: Na tregoni për veten.
Alibej: Babai mu më ka lënë të vogël. Kemi qenë familje e respektuar në qytet. Vëllai fillimisht emigroi në Greqi, më vonë në Itali. Gjate kësaj kohe ai është marra me veprimtari të jashtëligjshme, trafik droge. Unë jam kujdesur për nënën dhe nuk jam përfshirë.
Nga 2006-2010 vëllai është marrë me trafik. Në 2010 emigroi në Holandë dhe derisa ndërroi jetë ishte me dokumente holandeze. Në vijimësi, vëllai, Endrit Dylgjeri (Alibej) është marrë me trafik droge.
Në 2010 unë shkova në Itali të merrja disa ilaçe për nënën. Vëllai kërkohej nga policia italiane. Ditën e fundit që do kthehesha, më arrestoi policia. U bë një proces dhe u dënova 3 vjet e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit, edhe pse nuk isha. Në 2012 u lirova. Endriti më dërgoi një vajzë, që më mori me makinë dhe shkuam në Roterdam, Holandë.
Ditën që i shkova në shtëpi, aty gjeta edhe Hajdar Çopjen. E njihnim si elbasanlli.
I them Endritit, po ky. Sa ka ardhur, më tha, do e ndihmoj sa të gjejë një shtëpi.
Endriti kishte shumë njohje e lidhje në Holandë për trafikun e drogës. Të gjithë donin të punonin me të. Ai punonte me Anglinë, me Italinë, me Belgjikën. Të gjithë ia kishin nevojën.