AKTUALITET, 29 Maj 2025, 13:52

Alibeaj shpall largimin nga politika: Ata që ngelën pas 11 majit janë pazarxhinj! Ndihem kryelartë

Alibeaj shpall largimin nga politika: Ata që ngelën pas 11 majit

Enkelejd Alibeaj ka shpallur largimin e tij nga politika aktive, duke e shoqëruar me një mesazh për situatën politike në vend.

Ditën e sotme ka nisur seanca e parë në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit që nxorrën fitues Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën. Enkelejd Alibeaj është një nga kandidatët i cili nuk sigroi dot një mandat në Kuvend.

Alibeaj: Unë dal me kokën lart, këta që ngelen këtu janë pazarxhinjtë, fitoi Rama dhe Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia. Unë asnjëherë nuk ia lë në dorë fatit, kam shumë mundësi të tjera, politikës aktive jo, asaj publike nëse ju më pranoni pse jo.