AKTUALITET, 29 Maj 2025, 13:14

Humbja e thellë/ Deputetët e PD në grevë urie për 11 Majin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Humbja e thellë/ Deputetët e PD në grevë urie për 11

Partia Demokratike nuk e përjashton futjen e deputetëve në grevë urie, si një nga format e protestës për atë që ajo e quan masakër e zgjedhjeve të 11 majit.

I pyetur në përfundim të seancës parlamentare nëse greva e urisë është një opsion, Berisha u përgjigj: “të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme”.

Më herët, para nisjes së seancës së parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha tha se opozita ka vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

“Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë”, tha Berisha.