TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj bëri me dije se ai është autoriteti drejtues në Partinë Demokratike aktualisht.
I pyetur nga gazetarët se më herët ishte ftuar në presidencë edhe Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Alibeaj u shpreh se ai është ftuar si përfaqësues i PD-së.
“E pyeta presidentin dhe ai më tha që më ka ftuar si përfaqësuesin e PD-së. Pastaj presidenti mund të thërrasë kë të dojë në presidencë. Të tjerat mund t’i nxirrni vetë pastaj”, tha Alibeaj.
Më tej ai u shpreh se i ka kërkuar presidentit Begaj që të vendosë sa më shpejt datën e zgjedhjeve lokale mes periudhës 15 prill dhe 15 maj 2023.