AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 11:14

E rëndë! Çifti i moshuar gjendet i pajetë brenda banesës në Lushnje, reagon policia

E rëndë! Çifti i moshuar gjendet i pajetë brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku një çift i moshuar ka humbur jetën pasi është asfiksuar nga gazi.

Njoftimi:

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.