TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te “Arrat e Gurrës”.
Gjatë orëve të fundit, rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për çdo lloj qarkullimi.
Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.
Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut.
Situata mbetet kritike, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën, duke e kthyer një nga akset më të rëndësishme të vendit në një pikë kritike infrastrukturore.