AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 17:44

Akuzohet për falsifikim dokumentuesh, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Luan Dacin

Akuzohet për falsifikim dokumentuesh, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me kërkesën e ish-anëtarit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dac, pasi ky i fundit kërkoi shfuqizim të vendimeve të tre shkallëve të gjyqësorit.

Sipas News 24, Kushtetuesja ka vendosur pranim të pjesshëm të kërkesës së Dacit dhe shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë si dhe dërgimin e çështjes për rigjykim.

Daci u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua më pas në shërbim prove duke i ndaluar atij të ushtrojë funksione publike, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të marrë postin si anëtar i KPA-së.