AKTUALITET, 13 Mars 2024, 09:55

Akuzohet nga SPAK për mashtrim, sot do të kryhet ekstradimi i parë nga Dubai në Shqipëri, ja për kë bëhet fjalë

Akuzohet nga SPAK për mashtrim, sot do të kryhet ekstradimi i

Paraditen e sotme do të finalizohet ekstradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë.

Në aeroportin e Rinasit rreth orës 11:00 pritet të mbërrijë shtetasi Bruno Çobo. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë përmes Call Centerave duke përfituar miliona euro.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri ekstradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet që në vijim të ekstradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit.

Ekstradimet nga ky vend janë paralajmëruar edhe më herët nga ministri Taulant Balla për ti dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai.

Kanë qenë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.