AKTUALITET, 7 Maj 2026, 15:12

Akuzohej për kontrabandë cigaresh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO liron Emin Shabanin! Kroacia e ekstradoi vjet

Akuzohej për kontrabandë cigaresh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO

Gjykata e Apelit të GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Emin Shabanit, nga Maqedonia e Veriut, një prej anëtarëve të grupit kriminal të akuzuar për kontrabandë ndërkombëtare cigaresh dhe aktivitet i paligjshëm.

Pas ankimimit të masës së vendosur vitin e kaluar nga shkalla e parë e GJKKO, teksa dëgjoi palën mbrojtëse, gjyqtari relator Florjan Kalaja vendosi “garancinë pasurore” ndaj të pandehurit.

Shifra e garancisë është 30 mijë euro dhe duhet të dorëzohet nga familjarët dhe avokati deri në datën 31 maj të këtij viti.

Vitin e kaluar, Kroacia e ekstradoi 55-vjeçarin i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, masë që ndryshoi sot (7 maj).

Shabani akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 07.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 122 akti, datë 28.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.Sh:

“Ankim kundër vendimit nr. 232, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës shtrënguese “arrestit në burg” vënë me vendimin nr. 48, datë 27.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me një masë më të butë shtrënguese, duke bërë gjykata në rastin konkret dhe verifikimin e nevojave të sigurimit” dhe vendosi: