TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat foli në lidhje me regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 Majit. I pyetur se cilën palë do të njohë KQZ-ja në zgjedhje, ai tha se do të vlerësohet legjitimitetin e atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ.
“Ne kemi komunikim institucional me PD-në. Deri në momentin që flasim përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ.
Në kuptimin është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD-së në KQZ, janë përfaqësues dy zotërinjtë të cilët unë përmenda. Do jenë këta nesër, pasnesër në vijim nuk e them dot.
Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës. Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush është organi që përfaqëson një parti politike.”, tha Celibashi.
I njihni ndryshmet në PD sepse ka një vendim gjykate?
“Për KQZ, ky proces bazohet në një institucion tjetër. Nuk e vendosim dot ne. Nuk bëjmë dot interpretime. Ky konflikt nuk do të ishte në Gjykatë, do të ishte në KQZ në ditën një. Por nuk është në KQZ“, shtoi Celibashi.