AKTUALITET, 12 Janar 2023, 12:32

'Shteti mbulon një pjesë të kostos për kurset e IT'/ Muzhaqi: Aplikimi kryhet nga E-Albania

'Shteti mbulon një pjesë të kostos për kurset e

Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi deklaroi se shteti do të mbulojë një pjesë të kostos së kurseve profesionale për të rinjtë.

Gjatë konferencës së përbashkët me ministren Evis Kushi, për bilancin e vitit që kaloi dhe për objektivat e 2023-it, Muzhaqi tha se të rinjtë mund të aplikojnë përmes apikacionit e-Albania.

Sipas ministres, Qeveria kërkon që të rinjtë të profilizohen.

"Mbështetje financiare nga ana e qeverisë për kurset profesionale për të rinjtë që duan të profilizohen në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. Mënyra më e mirë është duke financuar një pjesë të kostos për t'u bërë pjesë e këtyre programeve dhe qendrave të teknologjisë.

Nuk kemi lënë mënjanë për të rinjtë që janë me aftësi të kufizuara, ne do të japim 20 mijë lekë për fëmijët me aftësi të veçanta. Mbështetja e dytë është e lidhur me tregun e punës.

Duam, që ata të profilizohen. Ne jemi duke bashkëpunuar me bizneset. Aplikimi do të bëhet përmes E-Albanias."- tha Muzhaqi.