AKTUALITET, 2 Korrik 2023, 11:25

Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Krujë-Qafë Shtamë

Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Krujë-Qafë Shtamë

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës së kaluar kanë sjellë probleme në aksin e rrugor Krujë- Qaf Shtame pranë shkëmbit të Vajës.

Aktualisht ky aks është i bllokuar dhe automjete nuk mund të qarkullojnë.

Autoritet po punojnë për hapjen e rrugës.

Ndërkohë lumi Zezë ka arritur në nivelin më të lartë duke dalë nga shtrati në zonën e fshatit Murqinë.