AKTUALITET, 17 Korrik 2025, 10:39

Akuzat/ Apeli shqyrton kërkesën e Metës, avokati Cakrani: E ka thënë 'Ajatollahu', sot do ta lirojmë!

Akuzat/ Apeli shqyrton kërkesën e Metës, avokati Cakrani: E ka

Ka nisur në orën 10:00 seanca në Apelin e GJKKO-së, ku po shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për lirimin nga qelia.

Para nisjes së seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha shkurt për mediat se do të lirohet, duke shtuar me ironi se e ka thënë dhe ‘Ajatollahu’, referuar Ramës. 

"Patjetër që do lirohet, e ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë", tha Cakrani.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ish-presidenti i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetese ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që e la atë në arrest me burg.