AKTUALITET, 17 Korrik 2025, 10:11

Siguria ushqimore/ “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet, apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet

Siguria ushqimore/ “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”,

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë vijojnë me intensitet aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Për 3 ditë, janë bllokuar 20 ton mallra (produkte bujqësore apo blegtorale) për 87 subjekte të inspektuara në total.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve, rezultatet e tre ditëve të para të këtij aksioni tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të sektorit, si një garanci për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, por edhe për mbrojtjen e konsumatorit.

Në një postim në Facebook, Drejtoria e Tatimeve bën thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të respektojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, me qëllim transparencën nga prodhuesi deri tek konsumatori.

Siguria ushqimore/ “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”,