AKTUALITET, 21 Qershor 2024, 21:16

Akuza e Berishës: Fatmir Xhafaj mori pronat e Policisë Bashkiake për të ndërtuar me Arlisin e tij!

Akuza e Berishës: Fatmir Xhafaj mori pronat e Policisë Bashkiake

Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, i cili drejton edhe komisionin e njëanshëm antikorrupsion, se ka marrë pronat e Policisë Bashkiake të Tiranës për të ndërtuar me kompaninë e tij ‘Arlis’.

“Fatzi Xhafa mori pronat e Policisë Bashkiake për të ndërtuar me Arlisin e tij! Si mund të marrë pjesë opozita në komisionin e tij?!", theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës”.

Berisha: “A e kuptoni miq sa e shenjtë është beteja juaj?

Ju sakrifikoni, por a ke rrugë tjetër përveç betejës, më thoni mua?

Ky është vetëm njëri aspekt.

Po Fatzi Xhafa në krye të komisionit. Ja ku janë kullat e korrupsionit të Fatzi Xhafës, me një Arlis, Arlis.

Kush i mori pronat publike të Policisë Bashkiake të Tiranës?

Me firmën e kujt u morën për të ndërtuar Arlis Xhafa dhe dhëndri i tij?

Miqtë e mi, çdo shqiptar që ka një vëlla të burgosur kudo për trafik droge, që ka një vëlla të burgosur si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, është në përputhje me ligjin e mafies, subjekt i hetimit të ligjit të antimafies.

Por kjo nuk ndodh për Fatzi Xhafën.

Fatzi Xhafa vihet në sfidë flagrante të ligjit dhe të shqiptarëve, në krye të komisionit antikorrupsion.

Si mund të marrë opozita në një komision të tillë?

Si mundet opozita të tradhtojë popullin opozitar?

Pse i bëni ju lustra Edi Ramës, do i bëjë opozita?

Kurrën e kurrës, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.”