TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të rënduar në rrugët kryesore të Lezhës për orë të tëra mbrëmjen e djeshme 8 qershor.
Të gjitha rrugët e Lezhës, si ajo e Shëngjinit, ajo që të çon drejt Laçit, por edhe drejt Shkodrës ishin të ‘paralizuara’ me kolona makinash që nuk mbaronin.
Kjo situatë erdhi si pasojë e fundjavës të mbushur plot me pushues në Shëngjin, por edhe zonat e tjera bregdetare. Situata nisi të ngarkohej që në orët e pasdites, pasi pushuesit u vunë në lëvizje për t’u kthyer në qytetet e tyre.
Ndërkohë ditën e djeshme sa i përket zonave të tjera turistike të vendit, nuk u raportua për problematika në qarkullimin e mjeteve.