AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 18:25

Buxheti i vitit 2026/ Braçe nga Kuvendi: Bujqësia dhe industria kanë rënie çdo tremujor!

Buxheti i vitit 2026/ Braçe nga Kuvendi: Bujqësia dhe industria

Deputeti i PS, Erion Braçe, tha se sektorët si bujqësia dhe industria ka rënie në çdo tremujor.

Ai shton se qeveria duhet të marrë masa që të parandalojnë këtë risk.

“Prodhimi i përgjithshëm shkon në 27 mld euro por i fiksuar shumë fort në ndërtim dhe në turizëm. Por aman dy sektorët e tjerë janë risku më i madh. Industria dhe bujqësia janë në rënie për tremujorë të tërë që janë me rënie. Duhet të fokusohemi atje që të bëjmë gjënë e duhur.”, tha Braçe.