AKTUALITET, 10 Prill 2025, 21:23

“Orkestroi sulme!”, Klodiana Lala shpjegon pse mbeti në burg Veliaj

“Orkestroi sulme!”, Klodiana Lala shpjegon pse mbeti në burg

Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. 

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi arsyet se përse Veliaj mbeti në qeli, tashmë që është zbardhur vendimi i apelit. 

“Gjykata e Apelit në 140 e ca faqe ka dhënë argumetat dhe thotë se Erion Veliaj është ende në rolin e kryetarit të bashkisë dhe mund të dëmtojë provat. Më pas prokuroria dhe gjykata e ka konfirmuar, se ai ka bërë presion ndaj drejtësisë. Janë përdorur bisedat telefonike të Veliajt me vëllain dhe bashkëshorten, sipas të cilave ai dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë duke u thënë, si në një bisedë me vëllain,  që “të merren me ta me kuç e me maç”. Përdoret edhe rreziku i ikjes për shkak të pushtet që gëzon. Gjykata thotë që është i rrezikshëm sepse brenda qelisë ka orkestruar sulmet.

Gjykata në një nga pasazhet ngre pretendimet se mes tij, bashkëshortes dhe biznesmenit Elman Abule krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal. Nuk është e para herë që gjykata e ka bërë, e ka bërë për drejtorët e “5D”, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjykata e Apelit nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Më duket e paarsyeshme ky arsyetim i gjyqtarit Engert Pëllumbi, sepse i takon gjyqtarit Erion Bani.

Zoti Veliaj deri më tani nuk ka askuzë nga SPAK për grup të strukturuar kriminal”- tha Lala.