AKTUALITET, 10 Prill 2025, 21:39

Xama: E çuditshme që prokurorët e SPAK-ut nuk e dalluan grupin kriminal të Veliajt

Xama: E çuditshme që prokurorët e SPAK-ut nuk e dalluan grupin

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për insinuatën e gjyqtarit Engert Pëllumbi, se Veliaj sëbashku me Ajola Xoxën dhe biznesmenin Elman Abule, mund të konsiderohen një grup i strukturuar kriminale, edhe pse SPAK nuk e ka evidentuar këtë. 

Xama tha se është e disata herë që gjykatësit bëjnë evidentime të tilla, ndërkohë që vetëm SPAL nuk i kupton grupet kriminale. 

“Gjykatësi ka evidentuar sepse me ndryshimet e procedurës, edhe gjykatësi duhet të shohë nëse rruga e hetimeve është bërë në mënyrë të barabartë dhe ezauruese. Konstaton se aty janë tre persona, për t’u quajtur grup kriminal. Ka patur qëllim përfitimin, vepra është kryer në mënyrë të përsëritur dhe në kohë, ndaj i evidenton.

Mirë është të mos ndodhemi para rastit analog të zotit Beqja. Në seancën paraprake, prokurori nuk shkoi me këtë akuzë dhe gjykatësi paraprak mori vendimin që të jetë. Kjo është masë rënduese për të pandehurin. Kur gjykata pasi përfundojnë hetimet thotë heto sërish, zgjaten afatet e paraburgimit. Më duket e çuditshme çështja që shumë prokurorë të SPAK, konstatohet nga gjykata grupi i strukturuar kriminal dhe vetëm prokurorët e SPAK nuk e dallojnë. Flasim këtu për gjykatës me integritet.

Flasim për rastin e zotit Beqja, nga gjykatësi Erion Bani, dosja “5D” nga Florian Kalaja. Po kështu edhe inceneratori i Tiranës. Ndërkohë shohim raste që janë emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme dhe për ata është grup kriminal...”- tha Xama.