AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 11:57

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria kërkon 25 vite burg për

Është mbajtur sot seanca ndaj Arbër Paplekaj.

Prokuroria ka dhënë konkluzionet për ngjarjen ku u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan. Ndërkohë bëhet me dije se Prokuroria ka dhënë pretencën, ndërsa kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn.

Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.