AKTUALITET, 2 Nëntor 2025, 18:08

Aksidenti i rëndë në Fier, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksidenti i rëndë në Fier, humb jetën drejtuesi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Roskovec ku si pasojë ka humbur jetën një 33-vjeçar me iniciale K.H. Sipas burimeve, është aksidentuar një makinë me një motocikletë ku viktima ishte drejtues i kësaj të fundit.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbuluar detajet e këtij aksidenti.

"Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit"- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

.